Më 18.12.2025, rreth orës 12:15, në rrugën “Iliria” në Tetovë, punonjësit e policisë nga Stacioni Policor për Sigurinë në Trafikun Rrugor Tetovë kanë arrestuar personin A.Xh. (18) nga fshati Bogovinë, rrethi i Tetovës.
Arrestimi është kryer pasi i riu është sjellë në mënyrë agresive ndaj punonjësve policorë gjatë kohës që ata po kryenin veprime zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.TS
Mgid