Tetovë, 27 dhjetor – Zyrtarë policorë nga Njësia e Policisë Ndërhyrëse pranë SPB Shkup kanë gjetur një automjet të udhëtarëve “Audi A6” me targa kombëtare të Kosovës, i cili ishte raportuar si i vjedhur në rajonin e Tetovës informon Tetovasot.

Sipas njoftimit, më 26.12.2025 rreth orës 22:10, automjeti është lokalizuar në rrugën “Kozle” në Shkup. Për automjetin, në orën 04:15 të mëngjesit, në SPB Tetovë kishte denoncuar K.R. (31) nga Kosova, i cili kishte raportuar se rreth orës 01:40 automjeti i ishte marrë nga hapësira e parkimit para një objekti hotelierik në fshatin Zhelinë.

Automjeti, së bashku me të gjitha sendet dhe dokumentet që ndodheshin në të, i është kthyer pronarit, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj autorëve do të parashtrohet kallëzim përkatës.TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com