Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Bajram Rexhepi, është emëruar sot kryetar i Degës së BDI-së në Tetovë, në pajtim me statutin e ri të partisë.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësja Arta Bilall Zendeli, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë Qendrore theksoi se emërimi i Bajram Rexhepit është bërë me vendim të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, njofton TS.

“Misioni ynë i përbashkët vazhdon me përkushtim dhe devotshmëri. Dalshim faqebardhë”, ka shkruar Rexhepi, duke shtuar se angazhimi i tij do të jetë i fokusuar në forcimin e strukturave të partisë dhe arritjen e fitoreve të radhës.


Emërimi i tij u realizua gjatë mbledhjes së sotme të Kryesisë Qendrore të BDI-së, ku u morën edhe vendime të tjera organizative në kuadër të riorganizimit të brendshëm të partisë./TS

 

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com