Intervenimi në rritjen e pagave nga sa është paraparë me ligj, do të ndikonte në politikën monetare, tha guvernatori Trajko Sllaveski.
Sipas tij, ulje të inflacionit duke marrë parasysh uljen e çmimeve në berzë dhe rritje ekonomike nga projektet e shtuara infrastrukturore janë parashikimet e Bankës Popullore për ekonominë e vendit. Por, nuk guxon të anashkalohen rreziqet e jashtme dhe hapja e ekonomisë së vendit.
“Derisa nuk ka intervenime administrative dhe derisa respektohet ligji për pagën minimale dhe këtë gjë të gjithë e dëshirojmë që të respektohen ligjet, pasi që në këtë mënyrë Banka Popullore e ka më të lehtë të bëjë politikat monetare dhe në kësi lloj rrethanash Banka Popullore është e gatshme për normalizim apo dhe relaksim të politikave monetare.”, – deklaroi guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Sllaveski.