Barcelona ka mbetur me shumë pak alternativa në mbrojtje, pas lajmit se Andreas Christensen ka pësuar një çarje të pjesshme të ligamentit të kryqëzuar (ACL), çka do të thotë se ai do të mungojë për një pjesë të madhe të pjesës së mbetur të sezonit.
Hansi Flick tani do të jetë pa Ronald Araújo dhe Christensen për një periudhë të pacaktuar, gjë që i lë Pau Cubarsí, Gerard Martin dhe Eric Garcia si opsionet e vetme në dispozicion. Kjo nuk do të jetë e mjaftueshme për Barcelonën nëse ajo dëshiron të garojë në të gjitha frontet, prandaj prapa skenave ka nisur lëvizja.
Siç raporton Fabrizio Romano, Barcelona po shqyrton mundësinë e transferimit të një qendërmbrojtësi gjatë afatit kalimtar dimëror. Plani fillestar ishte që përforcimi të vinte verën e ardhshme, por situatat me Araújon dhe Christensen duket se e kanë përshpejtuar procesin.
Nuk do të jetë e lehtë për Barcelonën të sigurojë objektivin(et) e dëshiruar në janar, duke pasur parasysh problemet e njohura financiare të klubit. Megjithatë, sipas MD, klubi mund të ndihmohet në këtë drejtim, pasi do t’i lejohet të përdorë 80% të pagës së Christensen për një përforcim të ri, nëse konfirmohet se ai do të mungojë të paktën katër muaj.
Dihet se është shumë më e vështirë të realizohen transferime gjatë afatit dimëror, pasi klubet zakonisht nuk duan të lënë lojtarët e tyre të largohen në mes të sezonit. Barcelona do ta ndjejë këtë vështirësi, por do të jetë e vendosur të sigurojë një lëvizje pozitive.
Klubi ka shfaqur interes për emra si Marc Guéhi dhe Nico Schlotterbeck, dhe megjithëse të dy lojtarët pritet të jenë mundësi në merkato verore, kjo nuk do të thotë se një marrëveshje në janar është e pamundur. Ka shumë gjasa që Barcelona të kërkojë një huazim, përpara se ta adresojë siç duhet pozicionin e qendërmbrojtësit në fund të sezonit.