Bashkim Besimi është zgjedhur për kryetar i ri të Këshillit të Prokurorëve Publik vendosi Këshilli në seancën e sotme.

Besimi deri tani e ka kryer funksionin e zëvendës-kryetarit të Këshillit. Për zëvendës-kryetare u zgjodh Marijana Ilievska.

Propozimi për zgjedhjen e Besimit u dorëzua nga anëtarja e Këshillit, Zorica Pavlloviq, dhe u mbështet me tetë vota “për” nga gjithsej 11 anëtarë. Gjatë votimit pati tre fletëvotime të pavlefshme.

“Faleminderit për mbështetjen, dhe ata që nuk votuan do të jenë me mua, së bashku do të punojmë. Së dyti, dua të falënderoj kryetaren e deritanishme, gjatë kohës sa udhëhoqi Këshillin, kemi luftuar së bashku dhe edhe më tej do të luftojmë së bashku dhe do të arrijmë rrugë të mira,” tha Besimi.

Për zëvendës-kryetare të Këshillit, Besimi propozoi anëtaren Marijana Ilievska, dhe propozimi u mbështet njëzëri.

Zgjedhja vjen pas përfundimit të mandatit të kryetares së mëparshme, Dušica Dimitrieska, për shkak të skadimit të mandatit më 1 tetor të këtij viti.

Kjo u konstatua në seancën e 28-të të Këshillit, e cila u mbajt më 30 shtator. Në atë seancë, zgjedhja e kryetarit të ri u shty për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve lokale.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com