Nait Hasani, i ka bërë thirrje kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, që të ndërmarrë hapin për pranimin e shkrirjes së subjektit të udhëhequr nga Fatmir Limaj në PDK.

Ai ka shkruar në një postim në facebook se këtë bashkim po e kërkojnë ushtarët, qytetarët, simpatizantët dhe elektorati politik i PDK-së.

“Me PDK-në e bashkuar Kosova mundet më mirë, në dorën tënde është bashkimi dhe fitorja me 28 dhjetor, Bedri Hamza. Në frymen e Unitetit dhe të bashkimit të forcave për fitore në zgjedhjet e 28 dhjetorit, kërkoj nga Kryetari i PDK zoti Bedri Hamza të përdor autoritetin dhe përgjegjësitë politike të tij si kryetar dhe kryesia e PDK-së të miratoj, që në gjiun e saj të pranoj shkrirjen e Fatmir Limajt si pjesë të saj. Bashkimin dhe shkrirjen e kërkon koha e rrethanat politike të kohës nëpër të cilën po kalon Kosova”, ka shkruar ai.

“Bashkimin dhe unitetin e forcave të copëzuara të PDK-se sot po e kërkojnë ushtarët, qytetarët, simpatizantet dhe elektorati politik i PDK-së. Bashkimi bënë Fuqi, hajde kryetar bëne hapin me frymën e unitetit bën bashkimin. Une jam për bashkim sepse mendoj të bashkuar sot jemi më të fortë para çdo sfide për të ardhmen e vendit”

Hasani ka publikuar edhe një fotografi të shkrepur në Kleçkë.

“Kjo është fotografi e shkrepur në Kleçkën heroike ku na bashkoj lufta për liri e ku janë arritur fitore të mëdha për Kosovën”, ka shkruar ai.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com