Bazar i Fundvitit në Çair hapi dyert sonte në Sheshin Skënderbe, duke shënuar fillimin e një atmosfere festive me interesim të lartë nga qytetarët. Pavarësisht motit të ftohtë, sheshi u gjallërua me vizitorë të shumtë që shijuan dritat dekorative, stendat festive dhe programin muzikor.

Mbrëmja u shoqërua me performancë muzikore nga DJ Edmir, duke krijuar një ambient të këndshëm për të gjitha moshat. Bazar i Fundvitit do të vazhdojë edhe tri netë të tjera. Nesër, nga ora 18:00, do të organizohet program i posaçëm për fëmijë me maskota dhe aktivitete festive, ndërsa nga ora 19:00 deri në 21:00, atmosfera do të vazhdojë sërish me DJ Edmir.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume