Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha, ka befasuar ndjekësit e saj me një kërkesë të pazakontë në rrjetin social X (ish-Twitter).
Karakteri dhe vlerat njerëzore
Përmes një postimi drejtuar fansave të saj, të cilët i quan “Rexhars”, ajo ka kërkuar ndihmë për të gjetur një partner, duke renditur me detaje të gjitha kriteret që ai duhet të plotësojë.
Pamja dhe fiziku: “Personaliteti është kyç”
Ndryshe nga shumë personazhe të tjerë publikë, Bebe u shpreh se nuk e ka prioritet pamjen perfekte.
Ajo theksoi se mjafton që partneri të jetë një 6-sh ose 7-sh në dukje, pasi për të rëndësi parësore ka personaliteti.
Sa i përket gjatësisë, këngëtarja kërkon dikë që të jetë mbi 173 cm (5′8 dhe lart), duke kërkuar thjesht të jetë më i gjatë se ajo.
Statusi financiar: “Nuk bëj 50/50”
Një nga pikat që ka nxitur më shumë diskutime është kërkesa e saj për stabilitet financiar. Bebe specifikoi se partneri duhet të jetë i suksesshëm, të mos përfitojë prej saj dhe të ketë pasuri të barabartë ose më të madhe se ajo. “Unë nuk paguaj për burrat dhe nuk bëj 50/50,” deklaroi prerë artistja.
Karakteri dhe vlerat njerëzore
Përtej kritereve fizike dhe financiare, Bebe Rexha kërkon një person me moral të mirë, të zgjuar dhe të motivuar në jetë. Ajo e mbylli postimin e saj duke i ftuar fansat t’i dërgojnë opsione, duke treguar se është gati për një kapitull të ri në jetën e saj private. /Prive