“Në intervistën time në televizionin Alsat, potencova se rikthimi im në politikë vjen si shkak i gjithë atyre punëve të mirë dhe projekteve konkrete që kam realizuar sa kam udhëhequr me komunën për dy mandate. Ndërtova urën lidhëse mbi lumin Vardar, rrugën që lidh fshatrat Simnicë-Novosellë, hapëm rrugën 18 nëntori që liroi komunikacionin e qytetit e poashtu edhe rrugën lidhëse Vrapçisht- Çegran, edhe shumë punë të tjera madhore na presin pas fitores së madhe më 11 janar.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Gara në qytetin e Gostivarit po zhvillohet mes meje dhe Arben Taravarit, nje përsonazh politik që gjuhë komunikimi ka ofendimin dhe jo punën e përgjëgjësinë që ia besuan gostivarasit. Tani është koha për të ndaluar edhe më tej shkatërrimin e qytetit dhe keqmenaxhimin financiar të Komunës, ndaj premtoj që me ardhjen timë në komunë, revizioni do të jetë I pashmangshëm, sepse janë harxhuar mbi 30 milionë euro dhe nuk është realizuar asnjë punë konkrete, përkundrazi, komuna është akoma më tepër e zhytur në borxhe.

Po rikthehem në komunë jo për të politikë, por për të punuar me ndershmëri dhe dinjitet. Të rikthejmë shkëlqimin në arsim, kulturë, sport dhe investime madhore. Është koha që Gostivarit të ia kthejmë krenarinë dhe këtë do ta bëjmë bashkë më 11 janar” ka shkruar Nevzat Bejta

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com