Lideri i Lëvizjes Besa dhe njëkohësisht kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, sot është parë të hyjë fshehtas në objektin e Komunës së Gostivarit, ku është zhvilluar një takim i mbyllur me Fadil Xhelilin, të emëruar nga qeveria si “poverenik” i Hristijan Mickoskit.
Takimi është mbajtur pa paralajmërim, pa komunikim zyrtar dhe në mungesë të çdo transparence për publikun. Nuk dihet se cilat kanë qenë temat e diskutimit.
Burime brenda komunës thonë se hyrja e Kasamit është bërë nga dera anësore, pikërisht për të shmangur vëmendjen e mediave dhe qytetarëve. Kjo vetëm ka shtuar dyshimet mbi natyrën e takimit dhe interesat e mundshme politike që fshihen pas tij.
Për momentin, mbetet e paqartë se çfarë është biseduar, pse është kërkuar fshehtësi, dhe çfarë efekti mund të ketë ky takim në zhvillimet politike në Gostivar.