Sot në Këshillin Komunal të Tetovës u miratua një vendim me rëndësi për qytetarët. Sipas këtij vendimi, transporti publik do të bëhet falas për të gjithë ata që kanë shlyer obligimet ndaj Komunës.

Nga kjo masë përfitojnë edhe nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, si dhe të gjitha shoqatat dhe institucionet që do të nënshkruajnë një memorandum bashkëpunimi me Komunën e Tetovës.

Bilall Kasami e konsideron këtë një hap konkret për të shpërblyer përgjegjësinë qytetare, për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve dhe për të ndërtuar një qytet më të drejtë për të gjithë.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com