Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, ka reaguar ashpër lidhur me vendimet e fundit gjyqësore për rastin e spitalit modular në Tetovë, duke vlerësuar se në emër të drejtësisë po dënohen persona që nuk kanë pasur as kompetencë dhe as përgjegjësi për ndërtimin, projektimin apo mbikëqyrjen e objektit.

Sipas Sejdiut, personat e dënuar nuk kanë hapur tenderë, nuk kanë përcaktuar standarde ndërtimi dhe nuk kanë pasur autoritet për të parandaluar tragjedinë, megjithatë sot po mbajnë barrën e fajit, njofton TS.

Ai thekson se, ndërkohë, ata që kanë pasur pushtetin real për të vendosur, firmosur dhe mbikëqyrur proceset, vazhdojnë të jenë të lirë dhe të paprekur nga drejtësia.


“Kjo është një goditje e dyfishtë: një herë për viktimat dhe një herë për vetë drejtësinë. Drejtësia që ndëshkon të pafajshmit për të mbrojtur të fuqishmit, nuk është drejtësi, por padrejtësi e ftohtë, e kalkuluar dhe e qëllimshme”, ka shkruar Sejdiu.

Ai paralajmëron se, nëse përgjegjësit e vërtetë nuk mbajnë llogari, kjo tragjedi nuk ka marrë vetëm jetë njerëzish, por ka shkatërruar edhe besimin e qytetarëve në institucionet e shtetit.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com