Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale ka nisur serinë nacionale të punëtorive të dedikuara për mbështetjen e komunave në përgatitjen dhe realizimin e sa më shumë projekteve për efiçiencë energjetike. Këto trajnime do të mbahen në disa qytete të vendit me qëllim forcimin e kapaciteteve lokale dhe përmirësimin e zbatimit të standardeve evropiane në planifikimin energjetik.
Në kuadër të kësaj iniciative, sot në Shkup u mbajt punëtoria për ngritjen e kapaciteteve të administratës komunale për përgatitjen e programeve të efiçiencës energjetike. Aktiviteti u realizua në kuadër të projektit “Mbështetje për reformat energjetike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i financuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian. Projekti synon të vendosë një nivel të lartë të politikave efikase energjetike, avancim të kuadrit ligjor dhe mbështetje të instuticioneve në zbatimin dhe monitorimin e proceseve të lidhura me efiçiencë energjetike.
Punëtorinë e hapi Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, e cila theksoi se komunat duhet të angazhohen dhe të zbatojnë masa që sjellin kursime reale dhe modernizimin më të shpejtë të infrastrukturës publike.
„ Vetëqeverisjet lokale duhet të bëhen motor i transformimit energjetik. Detyra jonë është t’u japim atyre mjete, udhëzime dhe mbështetje që të mund të relizojnë më shumë projekte, më shpejt dhe më efikas. Është koha që çdo komunë të shfrytzojë mundësit që ofrojnë rregullat evropiane dhe modelet bashkëkohore të financimit.“
Në ngjarje morën pjesë përfaqësues nga komunat e Rajonit të Shkupit dhe nga Qyteti i Shkupit. Përmes prezantimeve, diskutimeve dhe ushtrimeve praktike, pjesëmarrësit morën udhëzime të detajuara për përgatitjen e programit të efiçiencës energjetike, planit vjetor të zbatimit, si dhe informacione për mekanizmat e financimit dhe qasjen në të dhënat e nevojshme për planifikimin energjetik. Fokus i veçantë ishin sesionet praktike për punë me baza të dhënave, identifikimin e masave të efiçiencës enegjetike dhe përdorimin e formularëve dhe tabelave të standardizuara të zhvilluara në kuadër të projektit.
Ministria do të vazhdojë me organizimin e trajnimeve të tilla në të gjitha rajonet planifikuese, me qëllim që çdo komunë në vend të marrë mbështetje profesionale për përgaditjen e programeve cilësore, reale dhe financiarisht të qëndrueshme për efiçiencën energjetike .

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com