Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tashmë e ka bërë të të qartë synimin për një mandat të dytë në postin e së parës së shtetit.

Kryeministri Albin Kurti, pas shpalljes së fitores më 28 dhjetor tha se do të jetë bashkëpunues me partitë e tjera për çështjen e presidentit, por së pari tha se do të bisedojë me Osmanin.

Ai foli edhe sot për këtë çështje. Kurti përsëriti se siç tha ai, “shpejt” do të takohet me Osmanin për të diskutuar rreth kësaj teme.


Por, Kurti përmendi fillimisht konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë, për çka tha se “bllokimet në konsitutimin e Kuvendit dhe pengesat për formimin e qeverisë së re tashmë janë inekzitente”.

“Ne së pari do të presim certifikimin e rezultati, duhet të konstitutohet Kuvendi dhe duhet ta shohim përbërjen e legjislaturës së dhjetë, dhe më pastaj të ecim tutje. Por ashtu siç kam thënë, sot është dita e fundit e vitit 2025, shpejt do ta takojë presidenten Osmani dhe duhet të bisedojmë njëherë bashkë për rrugën përpara. Por ju e keni parasysh se njëherë është kontituimi i Kuvendit, formimi i Qeverisë dhe vetëm më pas është zgjedhje e presidentes apo presidentit”, theksoi Kurti para gazetarëve.

Mandati i Presidentes Osmani përfundon në prill të vitit 2026. Ajo u zgjodh në këtë detyrë më 4 prill 2021.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com