Sistemi SAFE CITY, i cili gradualisht po zbatohet në disa qytete të vendit, ka për qëllim të përmirësojë sigurinë në trafik dhe të ulë numrin e aksidenteve përmes regjistrimit dhe ndëshkimit automatik të shkeljeve.
Përmes një rrjeti kamerash të mençura dhe softueri për njohjen e shkeljeve, SAFE CITY do të regjistrojë shkeljet e rregullave të trafikut pa ndërhyrje të drejtpërdrejtë të policisë. Gjobat do të vendosen automatikisht bazuar në targat e automjeteve dhe provat vizuale.
Sistemi do të ndëshkojë tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, kalimin në dritën e kuqe dhe mosrespektimin e sinjalizimit të dritave dhe të trafikut. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet edhe moslejimit të këmbësorëve të kalojnë në vendkalimet për këmbësorë, si dhe të gjitha format e rrezikimit të sigurisë së tyre.
SAFE CITY do të detektojë gjithashtu lëvizje të pasakta të automjeteve, përfshirë drejtimin në sens të kundërt, kthimet e gjysmë-rrethrrotullimeve të ndaluara dhe parakalimet në vende të ndaluara. Për më tepër, përmes analizës video do të ndëshkohet përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, si dhe mosvënia e rripit të sigurisë.
Institucionet presin që me implementimin e SAFE CITY të rritet disiplina në trafik dhe të ulet numri i aksidenteve të rënda. Autoritetet bëjnë apel që shoferët të respektojnë rregullat me përpikëri për të shmangur gjobat dhe, më e rëndësishmja, për të kontribuar në sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në trafik.