Rusia grumbullon trupa pranë vendeve anëtarë të NATO-s – paralajmëroi deputeti gjerman për kërcënimin e drejtpërdrejtë.
Rusia ka dislokuar rreth 360 mijë trupa pranë kufijve të NATO-s, sipas deputetit të Bundestagut gjerman dhe ekspertit të mbrojtjes Roderich Kiesewetter, i cili foli për kanalin ntv.
Ish-koloneli ushtarak gjerman tha se këto forca përbëhen nga dy korpuse ushtarake të vendosura në Bjellorusi, të afta për të goditur vendet e NATO-s.
Kiesewetter theksoi se, falë një ekonomie të orientuar nga lufta, presidenti rus, Vladimir Putin po trajnon qindra mijëra ushtarë që nuk po përdoren fare në luftën kundër Ukrainës.
Ai i quajti naive shpresat se Kremlini do të “vijë në vete”.
Deputeti paralajmëroi se vitet 2026–2027 mund të jenë më të rrezikshmet.