Kjo e hënë është ditë zie në Tetovë pas vdekjes së këngëtarit Shpat Kasapi.

Lajmi u bë i ditur përmes një postimi nga Komuna e Tetovës, transmeton Klankosova.tv.

“(E hënë) 01.12.2025, për shkak të vdekjes së këngëtarit Shpat Kasapi, Komuna e Tetovës do të shpall ditë zie në gjithë territorin e saj! Shpat Kasapi dha një kontribut të rëndësishëm për zhvillimin e kulturës dhe muzikës në Komunën e Tetovës, Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në skenën muzikore shqiptare! Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë artdashësve”, thuhet në njoftim.

Shpat Kasapi vdiq të mërkurën në Itali në moshën 40-vjeçare pas një sulmi në zemër.

I ndjeri u varros të dielën në varrezat e qytetit të Tetovës, ku të pranishëm ishin mijëra shqiptarë.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com