Kompania e fluturimeve me buxhet të ulët, “EasyJet” nga viti i ardhshëm do të ofrojë fluturime sezonale nga Bodrumi drejt Shkupit dhe Sarajevës, njofton portali “Ex Yu Aviation”, përcjell TV21. Fluturimet drejt Shkupit do të nisin më 2 korrik dhe do të realizohen çdo të enjte, ndërsa drejt Sarajevës nga 28 qershori, çdo javë.

Në të kaluarën, linjat drejt këtyre destinacioneve janë operuar nga EasyJet në bashkëpunim me Anadolujet: drejt Shkupit nga 2022 deri në 2024, dhe drejt Sarajevës nga 2011 deri në 2014.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com