E pandehura Belinda Balluku ankimon vendimin në Apelin e GJKKO-së! Kërkon heqjen e pezullimit nga detyra dhe rikthimin e pasaportës!
Belinda Balluku, e cila është nën hetim për dosjen e Tunelit të Llogarasë dhe lotin 4 të Unazës së Madhe, ka ankimuar vendimin e GJKKO-së që e pezulloi nga detyra si zv.kryeministre dhe ministre të Infrastrukturës.
Belinda Balluku ka ankimuar në Apelin e Gjykatës së Posaçme masat e sigurisë të caktuara ndaj saj.
Ndërkohë ditën e sotme, Gjykata Kushtetuese do të mblidhet sot për të shqyrtuar ankimimin e qeverisë për pezullimin e saj nga detyra.
Gjykata e Posaçme gjithashtu i sekuestroi pasaportën, duke i ndaluar të drejtën për të dalë jashtë vendit.
Ajo është marrë pandehur për procedurat në tenderin e tunelit të Llogorasë dhe është nën hetim për tenderin e lotit 4 të Unazës së Madhe.
Në të dy rastet dyshohet se fituesi është paracaktuar. Prokuroria e posaçme ka bërë të ditur se po heton dhe një sërë procedurash të tjera prokurimi.