Federata e Basketbollit e Kosovës ka organizuar sonte ceremoninë “Nata e Yjeve”.

Në këtë ceremoni, FBK-ja ka ndarë çmimet më të rëndësishme për më të mirët e vitit në basketbollin kosovar.

Çmimi kryesor i natës, ai i lojtarit më të mirë të vitit 2025 shkoi për Dardan berishën, kapitenin e KB Pejës.

Në kategorinë e femrave, më e mira u shpallë Malvina Haziri.

Klubi më i mirë të meshkujt u zgjodh KB Trepça, ndërsa te femrat KBF Bashkimi.

Trajneri më i mirë i vitit është zgjedhur Bujar Loci.

Ndërkohë, çmimet e publikut shkuan për Mikaile Tmusicin e Trepçës te meshkujt dhe për Agnesa Rrahmanin te femrat.

Gjyqtari i vitit u shpallë Amar Djekovic.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com