Edhe në Kosovë po paraqitet nevoja që të kemi dy parti të forta rivale për pushtet, siq janë Republikanët dhe Demokratët në Amerikë.Por kjo paraprakisht kërkon profilizim të partive politike .Kjo nuk e prishë demokracinë, përkundrazi e avanson ate.Ne Kosovë ekziston një numer i madh I partizave ti quaj ashtu politike të pa nevojshme , sikur që duhet bërë ndryshime kushtetuese për të hequr vendet e rezervuara për minoritete, prej 20 vendesh në parlament, që mos të mvaret formimi i organeve të pushtetit nga minoriteti serb,dhe minoritetet tjera…
Skënder MULLIQI
Secili fjalim apo paraqitje e liderve partiak po bëhët në kuader të fushatës elektorale , kur dihet së zgjedhjet e jashtzakoshme kan afat kohor të ngushtë prej 40 ditësh.Premtimet që I kan filluar po ngjajnë fushtave të kaluara, premitime të pabazuara në realitet, dhe premtime pa shpalosje të programeve .LVV ka një përvojë të hidhur nga zgjedhjet e kaluara nacionale, kur opozita në bllok ishte kunder që të bëjnë koalicion nga inatet dhe nga interesat e ngushta përsonale dhe partiake.Koalicioni ka mundur të bëhët sikur të ekzistonte një vullnet i përbashkët.Zatën LVV disa herë kërkojë që të këtë një koalicion më LDK, e cila më kryeneqësi e refuzojë .Lideri i LVV dhe kryeminstri në detyrë, Albin Kurti qendroj në diasporë për të kërkuar votën e tyre që është normale .Kur jemi këtu jo vetëm Kurti por edhe liderët e tjerë të partive kryesore politike po kërkojnë votën e mergimtarëve .Po e bëjnë edhe për faktin së shumë nga mërgimtarët tanë kan famljarët e tyre në Kosovë, dhe natyrishtë së ndikimi I secilit që jeton jashtë vendit, është jo i vogël tek familjet , për të ndikuar, se cilit subject politikë ti ipet vota.Këtu e ka bazën edhe fjalimi i Albin Kurtit, që të këtë votën e shumicës nga mergimtarët , që të arrijë një fitore të madhe siq thotë ai.Duhet të jemi realist kur bëjmë analiza politike , dhe sigurishte së qdo analistë parimor edhe në mënyrë parimore duhet të zbërthen ate së kush sa do të marrë vota , e jo në bazë të dëshirave apo preferencave të caktuara.LVV para katër e më shumë vitësh ka fituar në zgjedhjet nacionale në mënyrë plebishitare , por mos të harrojmë së atëherë ka qenë në opozitë.Ka fituar se PDK dhe LDK si bartëse të pushtetit më ndonjë koalicion më të vogël, bënë gabime trashanike në politikëbërje, duke punuar jo mirë për mirëqënjën e qytetarëve dhe për avansimin e të gjitha proceseve në Kosovën, e pas luftës. U bënë keqpërdorime të mëdha të pozitës shoqërore e politike , duke e zhytur vendin në korrupcion , krim të organizuar, nepotizëm dhe pasurime të pa ligjshme etj.Kjo ndikojë që të kemi një gjendje jo të mirë ekonomike dhe sociale, të kemi varfëri dhe më largime masive nga Kosova.Kur jemi të zgjedhjet e 28 dhjetorit , duhet të kuptojnë të gjitha subjektet politike, së kriza politike dhe krizia institucionale të gjata, ndikuan që në zgjedhjet lokale të kemi dalje të relativisht të ulët .Mendoj së është domosdoshmëri dalja massive, siq e kërkon edhe Kurti, por do të jetë veshtirë të parashikohët për një dalje të madhe që sigurishët do të ishte në të mirën e madhe të vendit . Edhe 10-të te paret të listave zgjedhore, nuk premtojnë që të kemi dalje të madhe.Shumë do të kisha dëshirë të demantohem kur jemi të dalja massive në zgjedhje , së shumë është e domosdoshme që proceset më në fund të marrin të mbarën.LVV ka punuar mirë, sipas mundësive të lejuara politike, por nuk është sikur kur je në opozitë, pa e pasur asnjëherë pushtetin .Unë ,mendojë dhe nuk do të thotë që nuk mund edhe të gaboj, por nuk do të kemi levizje të mëdha në vota.Mendoj, së LVV edhe kësaj radhe do të triumfon në krahasim më partitë tjera , por vështirë që do të përseritet fitorja , siq e korri para katër vitësh, siq edhe po kërkon lideri i LVV ,Albin Kurti.PDK do të sillet aty sa kishte vota edhe në zgjedhjet e kaluara së bashku më LDK.AAK mendojë në bazë të zgjedhjeve lokale do të kalon pragun zgjedhor, së sa do të jetë kjo përqindje duhet të presim pas rezultateve zgjedhore.Edhe në Kosovë po paraqitet nevoja që të kemi dy parti të forta rivale për pushtet, siq janë Republikanët dhe Demokratët në Amerikë.Por kjo paraprakisht kërkon profilizim të partive politike .Kjo nuk e prishë demokracinë, përkundrazi e avanson ate.Ne Kosovë ekziston një numer i madh I partizave ti quaj ashtu politike të pa nevojshme , sikur që duhet bërë ndryshime kushtetuese për të hequr vendet e rezervuara për minoritete, prej 20 vendesh në parlament, që mos të mvaret formimi i organeve të pushtetit nga minoriteti serb,dhe minoritetet tjera , kur dihet së minoritetet në qdo vend demokratik kanë të drejtat e tyre kulturore dhe fetare , por jo edhe shtetformuese. Kosova pas ketyre zgjedhjeve duhet të gjene rrugen ndërtimit te lirise , të fjalës se lire , forcimin e shtetit ligjor , duke i lene lojrat politike te cilat nese vazhdohen do te jene kastrofike per te ardhmen e Kosoves . Gjithashtu te forcojme e pavarësisë, demokracinë dhe orientimin evropian dhe perëndimor .
Mgid