Para fillimit të Kongresit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), i cili po mbahet sot në Shkup, Ejup Rustemi ka theksuar rëndësinë e vazhdimësisë politike dhe kontributit ndërbrezor brenda subjektit.
Në një prononcim për portalin TS, Rustemi u shpreh se më e rëndësishmja është që BDI të vazhdojë rrugën që ka ndjekur që nga themelimi, duke theksuar se angazhimi për realizimin e të drejtave të shqiptarëve duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen.
“Çdo subjekt politik, në çdo proces, është krejtësisht normale që të kalojë nga një gjeneratë në tjetrën. Ne do të vazhdojmë të japim kontributin tonë, pa marrë parasysh pozicionin që kemi ose kemi pasur brenda strukturave partiake,” deklaroi Rustemi.
Kongresi i BDI-së pritet të sjellë vendime të rëndësishme në lidhje me drejtimin e mëtejmë politik të partisë dhe rolin e saj në skenën politike të vendit./TS