jë rrugë në New York do të mbajë emrin e heroit tonë kombëtar Isa Boletini. Në ceremoninë që u mbajt të dielën (30 nëntor) ishte dhe nënkryetari i grupit parlamentar të PD-së, Belind Këlliçi.

Diaspora shqiptare në SHBA ka luajtur një rol historik të pazëvendësueshëm në shtetformimin shqiptar, në ruajtjen e vlerave kombëtare ndër breza, në ndihmën konkrete ndaj kombit amë.

Figura e Isa Boletinit, si një ndër heronjtë më të spikatur dhe vetëmohues të veprës madhore të Pavarësisë, meriton të nderohet brenda dhe jashtë vendit, kudo ku ka shqiptarë.

Askush më mirë se ai nuk e mishëron qëndresën, trimërinë dhe largpamësinë politike të prijësve shqiptarë nga Kosova në kohërat e turbullta të shtetit të brishtë shqiptar. Thënia e tij epike “Unë jam mirë kur asht Shqypnia mirë”, do jetojë në breza e shekuj si simboli më i lartë i atdhedashurisë dhe ndërgjegjes kombëtare.

Gjatë ceremonisë Këlliçi u takua edhe me disa prej pasardhësve të Isa Boletinit, Mimozën, Merlinin dhe Kushtrimin.

Ky përurim vjen dy vite pas emërtimit të një tjetër rruge në New Yorkut me emrin e Ismail Qemalit, themeluesit të shtetit shqiptar

Postimi i Belind Këlliçit

I nderuar që mora pjesë krah përfaqësuesve të Bashkisë së New Yorkut dhe personaliteteve të diasporës shqiptaro-amerikane në ceremoninë e emërtimit të një prej rrugëve kryesore në Staten Island, New York, me emrin e heroit tonë kombëtar Isa Boletinit.

Diaspora shqiptare në SHBA ka luajtur një rol historik të pazëvendësueshëm në shtetformimin shqiptar, në ruajtjen e vlerave kombëtare ndër breza, në ndihmën konkrete ndaj kombit amë.

Figura e Isa Boletinit, si një ndër heronjtë më të spikatur dhe vetëmohues të veprës madhore të Pavarësisë, meriton të nderohet brenda dhe jashtë vendit, kudo ku ka shqiptarë.

Askush më mirë se ai nuk e mishëron qëndresën, trimërinë dhe largpamësinë politike të prijësve shqiptarë nga Kosova në kohërat e turbullta të shtetit të brishtë shqiptar. Thënia e tij epike “Unë jam mirë kur asht Shqypnia mirë”, do jetojë në breza e shekuj si simboli më i lartë i atdhedashurisë dhe ndërgjegjes kombëtare.

Ky përurim vjen dy vite pas emërtimit të një tjetër rruge në New Yorkut me emrin e Ismail Qemalit, themeluesit të shtetit shqiptar.

Falenderoj nga zemra bashkëatdhetarët e Amerikës dhe miqtë tanë amerikanë për këtë nderim dhe lidhje të ngushtë shpirtërore me popullin shqiptar!

Kënaqësi e veçantë që në këtë ceremoni pata mundësinë të takohem edhe me disa prej pasardhësve të Isa Boletinit, Mimozën, Merlinin dhe Kushtrimin.
Nderim përjetë Isa Boletinit.
Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro amerikane

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com