Emir Sallahi nga Kamjani i Tetovës, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, është shpallur fitues në kategorinë 70 kg dhe ka fituar titullin WKU Champion në turneun ndërkombëtar të mbajtur në Vlorë, Shqipëri.
Me paraqitje të shkëlqyer, përgatitje profesionale dhe disiplinë të lartë sportive, Sallahi dëshmoi nivel të lartë konkurrues, duke përfaqësuar me dinjitet veten dhe komunitetin e tij.
Ky sukses përbën një arritje të rëndësishme në karrierën e tij sportive dhe një krenari për Kamjanin, Tetovën si dhe diasporën shqiptare në Zvicër.
Mgid