Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese e zgjedhjeve të 28 dhjetorit sipas EXIT-POLL-it të “UBO Consulting”.
I shfaqur në RTV Dukagjini, sipas matjeve të UBO-s, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia e parë me 45.7 për qind.
Në vendin e dytë është renditur Partia Demokratike e Kosovës me 22 për qind, ndërkaq në vendin e tretë është radhitur Lidhja Demokratike e Kosovës me 15.6 për qind.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sipas këtij EXIT-POLL-i ka fituar 5.3 për qind, ndërsa NISMA Socilademokrate nuk ka arritur ta kalojë pragun me vetëm 1.7 për qind.
Mgid