Familjarët e viktimave të tragjedisë së Koçanit, marshuan sot për herë të 35-të për të kërkuar drejtësi për fëmijët dhe të afërmit e tyre që humbën jetën në diskotekën Pulse në mars të këtij viti. Ata thanë se dëshira e vetme për këtë fundvit është që drejtësia për këtë rast të triumfojë. Aleksandar Naunov, babai i 18 vjeçares që humbi jetën, dërgoi një mesazh emocional për humbjen e vajzës së tij dhe kërkoi përgjegjësi për, siç tha ai, dështimet sistemike që çuan në tragjedi. Seanca e ardhshme për tragjedinë do të mbahet të hënën më 29 dhjetor me marrjen në pyetje të dëshmitarëve.

“E humba gëzimin e parë. Ajo u mor nga korrupsioni, nga sistemi që duhej ta mbronte e jo të vrasë, nga Institucione që dështuan, nga njerëz që kthyen kokën, nga policë dhe pushtet që lejuan që vdekja të bëhet përditshmëri. Nga ajo ditë unë nuk jetoj si më parë unë mbijetoj si një prind që ka mbet pa zemër. Lutja ime drejtuar Zotit është që të pres ditën kur do të luftojmë për drejtësinë e të gjithë fëmijëve, parasgjithash drejtësinë për fëmijën tim. Dua t’i shohim fytyrat e atyre që na i vranë ëndrrat tona, duam të paguajnë për mëkatet e tyre. Duam që drejtësia të jetë e zhurmshme siç ishte e heshtur ndërgjegjja e tyre. Do të flas, do të bërtas dhe do të luftoj derisa nuk vjen ajo ditë. Më pas do të shkoj tek varri do të përkulem dhe do të them: Vajza ime, nuk të harrova, nuk hoqa dorë. Të lutem më fal që nuk të dëgjova kur flisje që të shpërnguleshim nga ky shtet” , tha Aleksandar Naunov, Prind.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com