Ata që mendojnë se mund të më diskreditojnë me metoda të tilla udbashe, gabohen rëndë.

Kushdo që përdor fotografinë time dhe shpik fjalë që nuk i kam thënë, me qëllim për të më dëmtuar, le ta dijë mirë se ka kaluar çdo kufi të lejueshëm. Nuk ka tolerancë për shpifësit e porositur. Do të përballen me drejtësinë, secili prej tyre.

Shpifja, montazhi dhe fabrikimi i deklaratave nuk më lëkundin aspak. Përkundrazi, ato më forcojnë edhe më shumë në bindjet dhe rrugën time.

Rroftë UÇK-ja.
Turpi i mbuloftë ata që përdhosin historinë, sakrificat dhe gjakun e dëshmorëve për lojëra të ndyra të politikës ditore.
Turp për ata që e shndërrojnë UÇK-në në mjet për interesa personale dhe pushtet.

*Status fejsbuku i zevendeskryeministrit Arben Fetai

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com