Fetai në Vrapçisht: VLEN mbështet Zulhajrat Demirin me politika të ndërtuara mbi përgjegjësi dhe integritet, e jo mbi premtime boshe
Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, ka vizituar sot shtabin e koalicionit VLEN në Vrapçisht, ku është takuar me Zulhajrat Demirin, kandidat i pavarur që mbështetet nga VLEN.
Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Fetai ka bërë të ditur se gjatë vizitës ka shprehur mbështetjen e tij për Demirin, duke theksuar se beson në politika lokale të ndërtuara mbi përgjegjësi dhe integritet, e jo mbi premtime boshe.
“Mbështetja për Zulin është një zgjedhje e vetëdijshme, sepse Vrapçishti ecën përpara kur përfaqësohet nga njeriu që e njeh realitetin, merr vendime me ndërgjegje dhe jep llogari për çdo hap me transparencë të plotë”, ka shkruar Fetai në postimin e tij.
Ai ka shtuar se angazhimi për qeverisje të mirë dhe llogaridhënie është thelbësor për zhvillimin dhe përparimin e komunës së Vrapçishtit./