Kreu i komunës së Bogovinës Feti Abazi, ka uruar atletin e klubit të atletikës së Kamjanit, Arti Xheladinin. Ai morri vendin e parë në 200m, në turneun e zhvilluar në Beograd. Lajmin e ka bërë të ditur, i pari i komunës, në faqen e tij zyrtare.

“I gëzohemi fitores së vendit të parë në 200m, në turneun për grup-moshat e reja në Beograd, nga Arti Xheladini, si pjesë e klubit të atletikës Kamjan.

Rezultatet e këtilla dëshmojmë se investimi në sporte është investim në ardhërinë e fëmijëve tanë.

Forca dhe suksese drejtuesit të klubit edhe garuesve tjerë në disiplinat e tjera”, ka shkruar Feti Abazi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume