FFM zyrtarizoi emërimin e Goce Sedloskit si trajner i ri i përfaqësueses A të Maqedonisë së Veriut. Sedloski falënderoi Federatën për besimin dhe premtoi ndërtimin e një sistemi të disiplinuar, ku çdo lojtar do të japë maksimumin në çdo ndeshje.

Ai paralajmëroi një “rinovim” të ekipit, duke thënë se do të thirren lojtarët që performojnë mirë në klubet e tyre. Debutimi i tij do të jetë ndaj Danmarks në Kopenhagë, në ndeshjen e kualifikimit për Kupën e Botës.

Presidenti i FFM-së, Masar Omeragiç, shprehu besimin se Sedloskit do të sjellë energji të re në ekip, ndërsa drejtori i reprezentacioneve, Goran Pandev, e cilësoi si zgjedhjen e duhur për trajner. Sedloski do të vazhdojë punën edhe me Vardarin deri në qershor, kur do t’i dedikohet plotësisht përfaqësueses kombëtare.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com