FIFA njoftoi të mërkurën se lojtarët që marrin pjesë në Kupën e Kombeve të Afrikës 2025 do t’i bashkohen kombëtareve të tyre më 15 dhjetor — një javë më vonë se data fillestare e parashikuar.

Kjo do t’i lejojë klubet europiane të mbajnë në dispozicion yjet e tyre deri në mes të muajit, duke ulur ndjeshëm ndikimin sportiv gjatë periudhës së ngarkuar të festave.

Turneu me 24 skuadra, që zhvillohet në Marok nga 21 dhjetori deri më 18 janar, pritet që ti kushtoj klubeve mungesa deri në pesë javë të lojtarëve kryesorë si Mohamed Salah (Liverpool), Bryan Mbeumo (Manchester United) dhe Achraf Hakimi (PSG). Megjithatë, ndryshimi i rregullores nga FIFA ndihmon të zbutë goditjen për shumë skuadra të mëdha.

FIFA deklaroi se vendimi erdhi pas “konsultimeve të frytshme me palët kryesore dhe falë frymës së solidaritetit të treguar nga CAF,” ndërsa inkurajoi kombëtaret dhe klubet të gjejnë zgjidhje individuale në mirëbesim.

Para ndryshimit, lojtarët duhej t’i bashkoheshin kombëtareve deri më 8 dhjetor, çka do të linte shumë klube të Premier League pa yjet e tyre për 7–8 ndeshje radhazi në një periudhë vendimtare të sezonit.

Skuadra si Sunderland dhe Wolverhampton, të cilat rrezikojnë të humbasin deri në shtatë dhe pesë lojtarë respektivisht, e kishin konsideruar këtë si një sfidë madhore.

Kush preket më shumë?

Liverpool do të jetë pa Mohamed Salah.

Manchester City humbet Omar Marmoush dhe Rayan Ait-Nouri.

Manchester United do të mbetet pa Bryan Mbeumo, Amad Diallo dhe Noussair Mazraoui.

PSG do të humbasë yllin maroken Achraf Hakimi.

Ndërkohë, Arsenal, Chelsea dhe Leeds nuk preken fare nga turneu. Gjithashtu, gjigantët si Real Madrid, Barcelona, AC Milan dhe Juventus nuk do të kenë lojtarë të thirrur për AFCON.

Bayern Munich pritet të humbasë vetëm Nicolas Jackson, por ndikimi do të jetë minimal, pasi Bundesliga pushon nga 22 dhjetori deri më 8 janar.

Favoritet kryesore të turneut mbeten Maroku, Egjipti, Algjeria dhe Senegali, të cilat pritet të luftojnë fort për trofeun.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com