Presidenti rus, Vladimir Putin, ka filluar një takim në Kremlin me të dërguarit amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner, me qëllim gjetjen e një zgjidhje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Duke hapur takimin, Putin tha se shpreson që Witkoff dhe Kushner kishin pasur mundësinë të shohin Moskën paraprakisht.

Takimi po mbahet në një format të ngushtë, pasi pala amerikane përfaqësohet vetëm nga Witkoff dhe Kushner, ndërsa pala ruse, përveç Putinit, përfshin ndihmësin presidencial, Yury Ushakov dhe të dërguarin e posaçëm, Kirill Dmitriev.

Delegacioni amerikan pritet të paraqesë një plan të rishikuar të paqes që synon t’i japë fund luftimeve në Ukrainë që vazhdojnë që nga shkurti i vitit 2022.

Ndryshe, Volodymyr Zelenskyy ka ndarë edhe disa detaje të tjera mbi planin e rregulluar të paqes SHBA-Ukrainë, të cilin ai konfirmoi se është reduktuar në një plan me 20 pika.

Presidenti ukrainas tha se nuk ishte gati të ndante “të gjitha pikat e planit”.

Por ai shpjegoi se cilat ishin tre “gjërat më të ndjeshme dhe pyetjet e sfidat më të vështira”.

Koncesionet territoriale;

Përdorimi i aseteve të ngrira ruse – Zelensky tha se kjo çështje kërkonte që udhëheqësit evropianë të merrnin vendime pasi asetet mbaheshin në Evropë dhe ai nuk mund të fliste në emër të tyre;

Koalicioni i vullnetarëve, një aleancë vendesh që kërkojnë të mbështesin një marrëveshje paqeje në të ardhmen në Ukrainë.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com