Ish-drejtori i Spitalit të Tetovës, Florim Besimi, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit për rastin e spitalit modular, duke e cilësuar atë si padrejtësi.
“Kjo që po ndodh sot me ne nuk është drejtësi. Jemi dënuar të gjithë ne që nuk kemi pasur asnjë lidhje me vendimmarrjen për ndërtimin dhe vetë ndërtimin e spitalit modular. Personat që kanë pasur lidhje direkte me këto objekte, që i kanë prokuruar dhe ndërtuar në mënyrën siç janë ndërtuar, as nuk janë të akuzuar”, thotë për TS Florim Besimi.

Ai thekson se personalisht ka refuzuar objektin dhe ka refuzuar të nënshkruajë çdo dokument që lidhet me spitalin modular, ndërsa dënimi, sipas tij, lidhet vetëm me çështjen e aparateve për fikjen e zjarrit.
“Ne jemi dënuar vetëm për çështjen e pasjes ose mospasjes së aparateve dore për fikjen e zjarrit, ndonëse është dëshmuar se ato kanë ekzistuar dhe kanë qenë të pranishme në spitalin modular. Për arsye të pashpjegueshme, gjykata nuk e ka pranuar këtë fakt”, thekson ai.

Besimi kritikon edhe vendimin e Gjykatës së Apelit, duke theksuar se i njëjti gjykim fillimisht është kthyer në rigjykim për mungesë baze për dënim, ndërsa më pas është pranuar dënimi efektiv dhe është rritur në tre vjet burg.


“Do të vazhdoj me të gjitha mjetet juridike për ta hequr nga vetja këtë padrejtësi, si para gjykatave, ashtu edhe para opinionit publik”, ka përfunduar Besimi.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com