Rikonstruimi i Qeverisë po hyn në fazën e parë dhe përveç ndryshimeve ministrore, ky operacion përfshin edhe emërime të reja në eshallonin e tretë të Qeverisë.

Zëvendëssekretari i Qeverisë, Hasim Murtezani, ka bërë të ditur se Drejtoria për Siguri të Informatave të Klasifikuara për herë të parë do të udhëhiqet nga një kuadër shqiptar. Florim Jaja është emëruar drejtor i ri, duke zëvendësuar Stojan Sllaveskin.

Murtezani e ka cilësuar këtë emërim si historik.“HISTORIKE! Drejtoria për Siguri të Informatave të Klasifikuara – Për herë të parë do udhëhiqet nga kuadër shqiptar!Urime, Florim Jaja”.

Ndryshime ka edhe në Agjencinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Imer Aliu nga PDSH-ja është shkarkuar dhe në vend të tij, Qeveria ka vendosur që këtë post t’ia besojë Nakil Fetait. E pas emërimit, Fetai ka deklaruar se do ta ushtrojë funksionin me ndershmëri, profesionalizëm dhe transparencë, në mbrojtje të privatësisë së qytetarëve.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com