Mbrojtësi gjerman, Sebastian Hertner, ka ndërruar jetë pas një aksidenti tragjik gjatë një pushimi dimëror në Mal të Zi.
Ngjarja e rëndë ndodhi në qendrën e skive Savin Kuk, pranë qytetit malor Zabljak, ku 34-vjeçari ra nga një teleferik, duke u rrëzuar nga një lartësi prej rreth 70 metrash.
Bashkëshortja e Hertnerit ndodhej gjithashtu në teleferik në momentin e aksidentit.
Ajo i mbijetoi vdekjes, por pësoi lëndime të rënda, duke u shtruar në spital me thyerje të këmbës, pasi mbeti e bllokuar në karrigen e dëmtuar.
Sebastian Hertner ishte ish-përfaqësues i Gjermanisë U-19 dhe gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e disa klubeve të njohura gjermane, përfshirë Stuttgartin dhe Schalke 04.
Autoritetet lokale kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.