Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi është takuar me ish-sekretaren e shtetit të SHBA-së, Hillary Clinton gjatë Forumit të Dohas 2025. Gashi tha se gjatë këtij takimi u fol për rëndësinë e forcimit të dialogut ndërkombëtar dhe shtoi se “marrëdhëniet miqësore me SHBA-në mbeten shtyllë kyçe për sigurinë dhe zhvillimin e vendit”

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

“Gjatë punimeve të Forumit të Dohas 2025 pata një takim me znj. Hillary Clinton, ish-Sekretare e Shtetit të SHBA-së. Diskutuam mbi rëndësinë e forcimit të dialogut ndërkombëtar në funksion të stabilitetit dhe zhvillimit global, ndërsa vlerësova kontributin e saj afatgjatë në politikën e jashtme dhe në fuqizimin e komuniteteve. Theksova vlerën e marrëdhënieve të fuqishme miqësore me SHBA-në, që mbeten shtyllë kyçe për sigurinë dhe zhvillimin afatgjatë të vendit”, tha Gashi.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com