AC Milan ka njoftuar zyrtarisht këtë të premte se Santi Giménez i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në kyçin e këmbës.
Sulmuesi meksikan kishte luajtur prej kohësh me probleme në këmbë dhe nuk po rikuperohej plotësisht, ndaj u vendos që të kryhej operacioni.
Klubi bëri të ditur: “Santiago Giménez iu nënshtrua sot një artroskopie pastruese të kyçit të këmbës në Amsterdam. Ndërhyrja, e kryer nga profesori Gino Kerkhoffs në prani të stafit mjekësor të AC Milanit, ishte një sukses i plotë. Pas javës së rikuperimit të planifikuar, Santiago do të rikthehet në Itali për të vazhduar programin e rehabilitimit”.
Më pas, edhe vetë lojtari reagoi në rrjetet sociale, duke bërë një postim në “Instagram” e duke bërë me dije se gjithçka shkoi mirë.
“Gjithçka shkoi shumë mirë!! Faleminderit shumë të gjithëve për mbështetjen, dashurinë dhe mesazhet tuaja. Tani është koha të rikuperohem 100% me shumë punë dhe shumë disiplinë për t’u rikthyer ashtu siç duhet. Do të jemi më të fortë se kurrë, shihemi së shpejti!!”, shkruan Gimenez.
View this post on Instagram