Më 27.12.2025, rreth orës 22:50, në Gostivar, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor Gostivar kanë privuar nga liria A.K. (43) nga Gostivari, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “prodhim, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregtim i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese”, sipas nenit 396 të Kodit Penal.

Gjatë kontrollit të automjetit të tij të pasagjerëve “BMW” me targa të Gostivarit, në bagazh janë gjetur dhe sekuestruar 9.095 copë mjete të ndryshme piroteknike.
Ai është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com