Kjo kulturë e mbijetesës burokratike, në vend të një kulture në shërbimi ndaj publikut, është krijuar prej vitësh dhe tani po shndërrohet në paralizë. Dhe, paraliza ka çmimin e saj në formën e besimit të dëmtuar të qytetarëve në institucionet shtetërore.Gjuha e rrugës se përdorur , nuk flet kurrë gjuhën e arsyes , por gjuhen e dyshimit , zemërimit dhe impulsit!Partitë politike nuk kan kuptuar apo nuk dëshirojnë më kuptuar se gjuha e komunikimit më publikun , nuk është një shtesë në punë , por është punë …
Skënder MULLIQI
Kosova në vitin që po e lëm pas u përballë më krizën më të madhe politike dhe institucionale të pas luftës, më pasoja të mëdha.U bë shkëputja e komunikimit ndërmjet partive politike , që rezultojë më mos formimin e organeve te reja të shtetit, dhe humbjët e mëdha që shkaktoj kjo.Dihet së komunikimi i dobët gjatë krizave shkatërron besimin në parti politike dhe shkatërron besimin në institucione , sepse e lë hapësirën publike pa informcion të besueshem. Ne vend të informacioneve të besueshme politikanët dhe mediat publike u shërbyen më shumë me propaganda .Narrativa për mos llogaridhënje dhe verifikim u bën dominuese .Dhe , dihet se çka shkaktojë kjo mos besueshmeri I informacionit, shkaktuan mos besim tek qytetarët , duke ardhur më shumë në shprehje interpretimet e ndryshme të rrugës, panikut dhe interpertimeve që minojnë autiritetin e shtetit , rendit dhe sigurisë, që është më e keqja e gjithë kësaj. Ky komunikim ishte paradoksal ose pothuajse edhe tragjik në këto momente krize që po kalojmë .Ne vend që të dalin para publikut , të marrin përgjegjësi dhe të ofrojnë , informacion të saktë , ata u barrikaduan pas bastioneve , duke i lënë gjithqka stihisë.Problemet që shkaktojnë mos komunikimet , apo komunikimet që nuk kan lidhje më realitetin , nuk kalojnë nga stihia , nuk kalojnë vetevetiu.Hapësira publike u mbush më rrena , manipulime , njëanshmeri politike , duke I shkaktuar dëme të mëdha shoqërisë dhe të ardhmës të shtetit tonë .Këto ngjarje të pamira më të cilat u përballëm më muaj të tërë , shkaktuan atmosferë paniku moral, atmosferë mbytëse politike nga partitë politike . U krijua një pamje e gabuar, që shtyu paknaqësinë në një drejtim edhe më të keq , atë të teorive të konspiracionit.Dhe, rezultati ishte sikur të kishim filluar të shuanim një zjarr të tërbuar me benzinë.Për fat të keq e gjithë kjo maskaradë e turpit, vetëm sa thelluan dyshimin në public.Komunikimi i dobët në kriza , nuk është vetëm një dështim teknik, është edhe një problem sigurie. Sepse komunikimi i dobët ngjall mosbesim dhe mosbesimi shkatërron institucionet.Tentimi që komunikimi në kohë krize të merret nën kontroll në mënyrë jo parimore , nuk i kontribuon stabilitetit .Nese nuk kemi një adresim të saktë dhe shpjegim të gjithë asaj që po ndodhë, pa prezentim të fakteve të verifikuara , krizat vetëm sa përkeqësohen edhe më shumë . Komunikimi i mirë në krizë nuk i fsheh të vërtetat e shëmtuara, i shpjegon ato. Ajo nuk lë vend për spekulime, i mbyll ato. Në vendet serioze, komunikimi në krizë nuk është një truk , por një mjet për ruajtjen e besimit të partive politike dhe për ruajtjën e bersimit në institucione, duke ndikuar në parandalimin e paqëndrueshmërisë sociale.Më shpesh, bëhet fjalë për gjysmë-informacion, thashetheme dhe interpretime veçanërisht të rrezikshme me ngjyrime të caktuara politike, ose më saktë më mashtrime.Kjo kulturë e mbijetesës burokratike, në vend të një kulture në shërbimi ndaj publikut, është krijuar prej vitësh dhe tani po shndërrohet në paralizë. Dhe, paraliza ka çmimin e saj në formën e besimit të dëmtuar të qytetarëve në institucionet shtetërore.Gjuha e rrugës se përdorur , nuk flet kurrë gjuhën e arsyes , por gjuhen e dyshimit , zemërimit dhe impulsit!Partitë politike nuk kan kuptuar apo nuk dëshirojnë më kuptuar se gjuha e komunikimit më publikun , nuk është një shtesë në punë , por është punë madhore.Asgjë nuk është më e rrezikshme për një shoqëri demokratike së sa heshtja, që po zgjatë kaq shumë ndaj këtyre të keqijave më pasoja të mëdha për vendin .Kjo heshtje u lëshon vend teorive konspirative , frikës dhe mos besimit …