Ish-finalistja e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, Juliana Nura, ka ndarë me ndjekësit e saj një eksperiencë të pakëndshme që i ka ndodhur natën e mbrëmshme.

Gjatë një udhëtimi me makinë, ajo ka kaluar përmes Serbisë, por destinacioni i saj u vonua për shkak të një ndalese të gjatë në kufi.

Juli ka bërë të ditur se është mbajtur për rreth tri orë nga autoritetet kufitare në Serbi, një vonesë kjo që sipas saj nuk ishte rastësore.

Përmes një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale, ajo u shfaq e revoltuar, duke pretenduar se ky veprim është bërë me qëllim pikërisht për shkak të qëndrimeve të saj publike.

“O njerëz, kur e keni ndërmend me kuptu se unë gojën nuk e ndali për patriotizmin e vendit tim,” u shpreh ajo në video, duke theksuar se kjo nuk është hera e parë që përballet me vështirësi të tilla.

Sipas saj, sa herë që i bie të kalojë përmes kësaj rruge, përsëritet e njëjta situatë që e detyron të presë me orë të tëra.

Ish-banorja ka bërë të qartë se pavarësisht këtyre pengesave në udhëtim, ajo nuk do të ndryshojë mënyrën se si e shpreh dashurinë dhe mbrojtjen për vendin e saj. /Prive By Liberta Spahiu.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com