Granit Xhaka prezanton fanellën e re të Zvicrës për Botërorin 2026
Federata Zvicerane e Futbollit ka prezantuar fanellën e re vendase të kombëtares, e cila do të vishet në Kupën e Botës në Amerikë vitin e ardhshëm dhe në evenimente të tjera ndërkombëtare.
Fanella vjen në një të kuqe klasike me detaje të thjeshta të bardha, ndërsa dizajni është frymëzuar nga pasaporta zvicerane.
Po ashtu, në material është përfshirë edhe topografia e Zvicrës, duke i dhënë fanellës një identitet unik. Një risi interesante: logot në gjoks shkëlqejnë në të kuqe neon nën dritë UV.
Kapiteni i kombëtares, Granit Xhaka, u shpreh i entuziazmuar për dizajnin e ri:
“Detajet në fanellë më kujtojnë nga vijmë dhe çfarë përfaqësojmë: një Zvicër që arrin gjëra të mëdha përmes unitetit dhe vendosmërisë.”