Sot në Manastir u hap Konsullata e Austrisë, ndërsa funksionin e konsullit të nderit do ta ushtrojë manastirliu Igor Bozhinovski. Konsullata e Austrisë ndodhet në rrugën “Vjenë”.

Në ceremoninë solemne u drejtuan me fjalë ambasadori i Austrisë, Martin Pamer, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, konsulli Igor Bozhinovski dhe kryetari i Komunës së Manastirit, Toni Konjanovski.

Kryetari Konjanovski theksoi para të pranishmëve rëndësinë e hapjes së edhe një konsullate në Manastir, gjë që do të ndikojë në intensifikimin e bashkëpunimit me Austrinë.

“Manastiri që nga sot është më i pasur edhe me një konsullatë tjetër, kësaj radhe nga shteti mik Austria, duke ia rikthyer epitetin e Manastirit – qytet konsullor”, theksoi Konjanovski para të ftuarve, trupit diplomatik, deputetëve dhe mysafirëve të tjerë.

Me këtë, Manastiri ka gjithsej shtatë konsullata nderi dhe dy konsullata të përgjithshme.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com