Shkruan: Naser Pajaziti
Nga BDI e LSDM sot i shohim në VLEN. Nuk i bëhet aspak vonë, s’kanë kokërr njerzillëku dhe fytyre, bile të shesin moral. Janë një shumicë dërmuese që pa pikë turpi vardisen rreth e rrotull dyerve të pushtetit, duke grabitur çdo mundësi dhe duke ndarë poste e punësime sipas tekeve dhe pazareve të natës.
Ndërkohë, profesionistët e vërtetë dhe njerëz të suksesshëm, që prej më shumë se një dekade kanë kërkuar frymë të re dhe ndryshim, sot janë harruar. Pa status pune, pa respekt, pa vendin që meritojnë. Për poste apo përgjegjësi publike? As që bëhet fjalë.
Ndërsa hardhucat sezonal vazhdojnë të vijnë e shkojnë sipas pushtetit, populli e di mirë: ndryshimi i vërtetë nuk vjen nga riciklimi i profiterëve, por nga ata që punojnë për vendin, jo për xhepin e tyre.
*postim në facebook