Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, deklaroi nga Brukseli se vendi i tij e ka merituar prej kohësh anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe se Qeveria është e përkushtuar të zbatojë të gjitha reformat e nevojshme për nisjen përfundimtare të negociatave.

Mickoski theksoi se është inkurajuese fakti që Ballkani Perëndimor është në fokusin e BE-së, pasi kjo tregon interes për të ardhmen e përbashkët evropiane të rajonit. Sipas tij, Ballkani Perëndimor gjeografikisht i përket Evropës dhe integrimi në BE është një proces i natyrshëm.

“Si shtet e kemi nisur këtë rrugë që para 25 vitesh, por për arsye artificiale ende nuk jemi pjesë e familjes evropiane. Ne si qeveri jemi të përkushtuar të përmbushim gjithçka që kërkohet në këtë proces, para së gjithash për qytetarët maqedonas, sepse ata e meritojnë,” u shpreh Mickoski.

Ai nënvizoi se Qeveria do të vazhdojë me të njëjtin ritëm reformash dhe pret që çështjet bilaterale të mos shndërrohen në pengesë për rrugën evropiane të vendit, por që fqinjët të tregojnë mbështetje për ambicien e Maqedonisë së Veriut për t’u bërë pjesë e BE-së.

“Kërkojmë të vlerësohemi mbi bazën e arritjeve dhe reformave tona, e jo mbi bazën e çështjeve bilaterale,” përfundoi kryeministri.

Deklaratat u bënë gjatë qëndrimit të tij zyrtar në Bruksel, ku Mickoski po zhvillon takime me përfaqësues të institucioneve evropiane lidhur me procesin e integrimit evropian.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com