Punonjësit policorë të SP Kisella Vodë e kanë privuar nga liria G.S. (43) nga Shkupi, menjëherë pas marrjes së kallëzimit më 10.12.2025 në ora 23:45 nga A.M., drejtues i emisionit të portalit Infomaks, i cili në SPB Shkup raportoi se në redaksinë e portalit, e cila ndodhet në rrugën “Vostaniçka” në Shkup, një person mashkull kishte hyrë në redaksi gjatë transmetimit të programit live, kishte dëmtuar dyer dhe kishte penguar transmetimin e emisionit në të cilin mysafir ishte ish-kryetari i komunës S.J., ndërsa të pranishëm ishin edhe moderatori M.N. dhe kameramani.
Më vonë është konstatuar se bëhet fjalë për një person me probleme shëndetësore, i cili më parë ishte dërguar në Spitalin Psikiatrik të Bardovicës.
Pas sqarimit dhe dokumentimit të plotë të rastit, ndaj G.S. do të ngrihet kallëzim penal me procedurë të shpejtë. Ministria e Punëve të Brendshme edhe në të ardhmen do të sanksionojë shpejt dhe pa përzgjedhje të gjitha rastet e sulmeve ndaj gazetarëve ose çdo prishje të rendit dhe qetësisë publike, dhe ndaj autorëve do të ngrihen kallëzimet përkatëse.