SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër A.B. (44), M.A. (39) dhe G.Sh. (25), të gjithë nga Tetova, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “mashtrim”.
Më 16.12.2024, të denoncuarit kanë tentuar që përmes paraqitjes së rreme të fakteve të mashtrojnë zyrtarë policorë nga policia e trafikut. Konkretisht, ata janë marrë vesh mes vete dhe në oborrin e një autolarjeje në rrugën “Marshal Tito” në Tetovë kanë inskenuar përplasje fiktive mes dy automjeteve “BMW”, njëri me targa zvicerane dhe tjetri me targa të Tetovës, me qëllim që të përfitojnë pagesë nga një shoqëri sigurimi.
Mgid