Nga Dobërdolli, gjatë tubimit të mbajtur mbrëmjen e sotme, kandidati i AKI-së për komunën e Vrapçishtit, Isen Shabani, vlerësoi lartë mbështetjen e qytetarëve, duke theksuar se atmosfera dhe pjesëmarrja masive dëshmojnë për një fitore të afërt.
Ai falënderoi të pranishmit për energjinë dhe përkrahjen e vazhdueshme, duke theksuar se vetëm së bashku mund të arrihet ndryshimi i shumëpritur.
Sipas tij, uniteti dhe besimi i qytetarëve janë baza e “Fitores së Madhe” që po vjen.
Mgid