Departamenti për Krim Nderkufitar dhe Migracion në Kumanovë ka paraqitur kallëzim penal kundër I.S. (34) nga Tetova, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “kontrabandim të migrantëve”.
Më 30.11.2025, në autostradën Shkup – Kumanovë, në pikën e pagesës Romanovcë, zyrtarët policorë kanë kontrolluar një automjet të tipit “Volkswagen Sharan” me targa të Tetovës, i drejtuar nga i dyshuari, ku kanë gjetur shtatë migrantë nga Egjipti, prej tyre katër të mitur.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com