Prokurori publik Ljupço Kocevski ka paraqitur kërkesë për ndërprerjen e funksionit të Prokurorit Publik të Republikës së Maqedonisë. Për datën 16.12.2025, me fillim në ora 11:00, është caktuar seanca e shtatëdhjetë e gjashtë e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në të cilën parashihet të shqyrtohet Propozimi për shkarkimin tim nga funksioni i Prokurorit Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ju njoftoj se, në përputhje me nenin 86 paragrafi 1 pika 1 të Ligjit për Prokurorinë Publike, i parashtroj Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut kërkesë për ndërprerjen e funksionit të Prokurorit Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe në përputhje me nenin 86 paragrafi 2 të Ligjit për Prokurorinë Publike, kërkoj që Kuvendi, në seancën e caktuar të shtatëdhjetë e gjashtë, ta konstatojë ndërprerjen e funksionit tim si Prokuror Publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume